Sport

Ekipi i Serisë B i prish debutimin e Dybala-s me Romën, Lazio katastrofë ndaj Genoas

Ditë për t'u harruar për dy skuadrat e kryeqytetit. Në fakt, Roma dhe Lazio humbasin miqësoret përkatëse të verës duke i rënë një zile të vogël alarmi.

27 Korrik 2022, 20:32 Nga DOSJA

Ekipi i Serisë B i prish debutimin e Dybala-s me Romën, Lazio

ITALI- Ditë për t'u harruar për dy skuadrat e kryeqytetit. Në fakt, Roma dhe Lazio humbasin miqësoret përkatëse të verës duke i rënë një zile të vogël alarmi. Pavarësisht debutimit të Paulo Dybala nga minuta e parë, verdhekuqtë humbën 1-0 ndaj Ascolit në ndeshjen me dyer të mbyllura në Trigoria. Akoma më keq për bardhekaltërit që u mposhtën me shifrat 4-1 ndaj Genoas, me Sarrin që pret gjithnjë e më shumë përforcime në merkato.

GENOA 4-1 LAZIO
Genoa kaloi në epërsi në minutën e 5' me Coda-n, më pas Lazio barazoi me Immobilen. Reagimi i skuadrës së Genoas ishte i shpejtë që shënuan dy herë me Codan në minutat 18' dhe 51', dhe në fund shënoi Gudmundsson me penallti.

ROMA-ASCOLI 0-1

Në një Trigoria të blinduar me urdhër të Mourinhos, Ascoli debutimin e parë të Paulo Dybala-s me fanellën e Romës. Miqtë fituan me shifrat 1-0 me golin e shënuar në minutën e 67' me Botteghin. Tekniku portugez ka shumë punë për të bërë në mekanizmat e lojës. Miqësorja e radhës për Romën këtë të shtunë në Izrael kundër Tottenhamit të Antonio Contes.

E.Ç (Dosja.al)

roma jose mourinho lazio

Sondazh

Poll