Sport

Milan pa mëshirë në miqësoren ndaj Wolfsberger, shënon edhe lojtari i afruar së fundmi

Milan buzëqesh përsëri në rrugën e tyre drejt kampionatit dhe ngrihet sërish pas humbjes në ndeshjen e fundit miqësore

27 Korrik 2022, 21:25 Nga DOSJA
Milan pa mëshirë në miqësoren ndaj Wolfsberger, shënon

 

AUSTRI-Milan buzëqesh përsëri në rrugën e tyre drejt kampionatit dhe ngrihet sërish pas humbjes në ndeshjen e fundit miqësore në Hungari kundër Zalaegerszegi.

Një fitore e lehtë për skuadrën e Piolit që fitoi 5-0 ndaj Wolfsberger, skuadër e ligës austriake.  Leao dhe Rebic shënuan të parët, pastaj edhe Messias dhe pokeri i nënshkruar nga Adli, lojtari që shënon golin e parë me fanellën kuqezi. Ndërkohë Gabbia do të shënonte golin e fundit të takimit.

Ndeshja e radhës miqësore e Milanit do të luhet këtë të dielë në orën 18:00 kundër Olympique Marseille në Velodrome, në një ndeshje magjepsëse me ndeshje të shumta historike.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll