Sport

Tifozët e Juventusit nuk entuziazmohen nga merkato, fushatë e dobët abonimesh

Pas disa goditjeve të bujshme, si rikthimi i Paul Pogba, firma me Di Marian dhe blerja e Gleison Bremer, tifozët e Juventusit nuk i janë përgjigjur në mënyrën e duhur fushatës së abonimeve.

27 Korrik 2022, 18:26 Nga DOSJA

Tifozët e Juventusit nuk entuziazmohen nga merkato, fushatë e

ITALI- Pas disa goditjeve të bujshme, si rikthimi i Paul Pogba, firma me Di Marian dhe blerja e Gleison Bremer, tifozët e Juventusit nuk i janë përgjigjur në mënyrën e duhur fushatës së abonimeve.

Burime pranë klubit raportojnë se deri tani janë shitur vetëm 20.200 abonime, shumë pak krahasuar me pritshmëritë, teksa vlen të theksohet se në sezonin 2019-2020, i fundit para pandemisë, klubi shiti plot 29.300 abonime.

Megjithatë kjo shifër duket se nuk i shqetëson drejtuesit e Juventusit, që kanë një stadium me kapacitet pak më të madh se 40 mijë vende dhe janë të sigurt që do ta kenë plot thuajse në çdo ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

 

juventus

Sondazh

Poll