Sport

Vera e trishtë e Cristiano Ronaldos: “Ai mund të shkojë vetëm në këto 4 skuadra”!

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Man.United për shkak të mospjesëmarrjes së klubit në Champions League

27 Korrik 2022, 18:14 Nga DOSJA

Vera e trishtë e Cristiano Ronaldos: “Ai mund të shkojë

ANGLI- Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Man.United për shkak të mospjesëmarrjes së klubit në Champions League dhe gjithashtu do të ishte irrituar nga vendimi i klubit për të ulur pagat e lojtarëve me 25% pikërisht për shkak se nuk arritën të merrnin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Duhet thënë se aktualisht Cristiano Ronaldo fiton 25 milionë në sezon. Një shumë e konsiderueshme që britanikët janë të gatshëm t'ia paguajnë sërish vitin e ardhshëm pavarësisht gatishmërisë së tij për t'u larguar. U fol se agjenti i tij Jorge Mendes po përpiqet të gjejë një skuadër të mirë për klientin e tij.

Është folur për PSG-në, Realin dhe Barcelonën por në Spanjë 'AS' flet mbi të gjitha për 4 opsionet e vetme që i kanë mbetur lojtarit për momentin: Atletico, Chelsea, Napoli dhe Bayern janë katër skuadrat në të cilat ylli portugez mund të largohet nga United”, shkruajnë nga Spanja.

Vera e trishtë e Cristiano Ronaldos: “Ai mund të shkojë

Mund të jetë goditja e bujshme e Aurelio De Laurentiis, ajo që tifozët napolitan presin të anulojë edhe zhgënjimin për largimet e Ospina, Koulibaly, Ghoulam, Mertens dhe Insigne: me pak fjalë, një pjesë e mirë e gardës së vjetër. Presidenti De Laurentin ka një miqësi të madhe me Jorge Mendes dhe është i gatshëm të vë bast shumë për sulmuesin aktual të Manchester United.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll