Politike

“Konfirmoni emër, mbiemër"/ Të enjten mitingu i Ramës/ Zbulohet SMS-ja kërcënuese për administratën

Ndaj dhe kryedemokrati Berisha e cilëson këtë një miting me detyrim të partisë.

27 Korrik 2022, 22:39 Nga k.m.
“Konfirmoni emër, mbiemër"/ Të enjten mitingu i
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që ka marrë nga punonjësit e administratës në Maliësinë e Madhe. Denoncuesi i shkruan Berishës se punonjësve të administratës u është kërkuar pjesëmarrja në eventin e organizuar nga qeveria për hapjen e negociatave në sheshin "Skënderbej".

Ndaj dhe kryedemokrati Berisha e cilëson këtë një miting me detyrim të partisë.

"Ky është metingu me detyrim i partisë-shtet! Lexoni mesazhin që kanë marrë të gjithë rrogtarët e shtetit në Malesinë e Madhe! sb Në kuadër të 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve me SHBA dhe për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, jemi të ftuar me datë 28 korrik, ora 19:00 në sheshin Skënderbe. Pjesëmarrja juaj dhe e punonjësve tuaj është e detyrueshme dhe e domosdoshme. Ju lutemi të konfirmoni numrin e punonjësve që do sillni me emër, mbiemër, numër telefoni , sot deri në orën 15:00. Nesër në orën 16:30 vihet ne dispozicion autobuzat pran drejtoris për në Tiranë,"-shkruan Berisha. 

Nesër, që në orën 19:00 të pasdites do të mbahet një koncert që do të festojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në koncert janë ftuar disa artistë që do të këndojnë për publikun. 

sali berisha

Sondazh

Poll