Politike

Berisha: Ish-Hotel Dajtin ia dhamë Bankës për të parandaluar kulla, sheshin Skënderbej do e rivitalizojmë

Në fjalën e tij, Berisha tha se plani për menaxhimin e hapësirës për sheshin "Skënderbej" do të rishikohej nëse PD do të vinte në pushtet.

27 Korrik 2022, 20:23 Nga k.m.
Berisha: Ish-Hotel Dajtin ia dhamë Bankës për të parandaluar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me ekspertë të trashëgimisë kulturore, Berisha foli edhe për planin e PD për sheshin Skënderbej, në Tiranë. Në fjalën e tij, Berisha tha se plani për menaxhimin e hapësirës për sheshin "Skënderbej" do të rishikohej nëse PD do të vinte në pushtet.

Sipas tij, do të merreshin arkitektë për të riparë të gjithë skemën dhe ndarjen e re të sheshit, që sipas tij do kthejë projektin italian. Ndërsa gjithashtu premtoi rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte edhe pse dje kryebashkiaku Erion Veliaj hapi garën për tenderin. 

"Për hotel Dajtin, ju garantoj se qëllimi kryesor që iu dha Bankës ishte për ta ruajtur dhe për të parandaluar ndërtimin e një kulle aty. Provova ta shndërroja në Ministri të Jashtme, por Ministria nuk u zhvendos dot. Ju dha Bankës. Jemi përpjekur që të mos dëmtojmë ato që gjetëm. Sheshi është një turp i dheut, është një shesh çnjerëzor, shesh që kryen të vetmin funksion kalim këmbësorësh, kaq. Një shesh gjigant i zmadhuar në përmasa të frikshme dhe që janë tërësisht përveç Koresë së Veriut, nuk gjen kund sot shesh të tillë. Sheshi duhet rivitalizuar, do punohet me arkitektë. Nuk kam qenë kurrë dakord që të përjashtohet trafiku. Tirana ka probleme me trafiku. Ja përjashtove qendrën nga trafiku, qytetarët marrin me ajër të ndotur helmet. Do rivitalizohet. Unë nuk mund të konceptoj një shesh pa treg, pa jetë, siç është sheshi i sotëm. Ju garantoj se shqetësimet serioze që ngritët këtu do të jenë pjesë e programit. Ai Teatër Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë. Sheshi ka qenë një fazë tranzitore. Çfarë ju bë sheshit? Sheshit iu zvogëluan përmasat në mënyrë që të mos ishte një hapësirë gjigante në raport me njeriun liliput kur kalonte. U ndërtua një pyll midis Bankës dhe Muzeut. Sigurisht i përkohshëm. U ndërtua diçka tjetër jeshile për t'ia thyer betonin, u bë një gjelbërim para shkallëve dhe gjithçka në atë shesh ishte e përkohshme. Qëllimi ynë ka qenë rikthimi i projektit të parë të italianëve për Tiranën. Mbi bazën e këtij qëllim ne shkuam me Bulevardin gjer në fund dhe filluam trajtimin e lumit të Tiranës. Këto ishin objektivat. Natyrisht nuk është tagrin e një politikani kurrë të përcaktojë sheshin si do të jetë, do të jenë arkitektët, urbanistët që do ta përcaktojnë atë,"-tha Berisha në fjalën e tij.

sali berisha

Sondazh

Poll