Politike

'Meta, fuks'/ Partia e Lirisë i përgjigjet Veliajt: Ti na tregon moralin? Shiko si të mbulosh aferat

Monika Kryemadhi shkroi në Facebook se një firmë për inceneratorin e Tiranës është e barazvlefshme me 91 milionë euro të qytetarëve të vendit.

27 Korrik 2022, 20:31 Nga k.m.
'Meta, fuks'/ Partia e Lirisë i përgjigjet Veliajt: Ti na
Monika Kryemadhi, Erion Veliaj dhe Floida Kërpaçi

TIRANË- Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë publikuar sërish një dokument për inceneratorin e Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun Veliaj si rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Kryemadhi shkroi në Facebook se një firmë për inceneratorin e Tiranës është e barazvlefshme me 91 milionë euro të qytetarëve të vendit.

"Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047! Këtë vlerë “të artë” që ka pasur firma e Veliaj, e tregon më së miri, ministri i Financave në shkresën e radhës për procedurën koncesionare: “Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë,"-shkruan Kryemadhi. 

Ndërsa po ashtu, një reagim ka ardhur Floida Kërpaçi, e cila shkruan se Veliaj sot ka hedhur shashka shpërqëndruese nga skandalet e qeverisë.

"Paska dal fuksi i mega vjedhjes se inceneratoreve dhe na tregon moralin! Halli me i madh i Erion Veliajt eshte si te mbuloj aferen e inceneratoreve, ndaj perpelitet si i pashprese duke hedhur shashka shperqendruese. Ne fakt, ne e dijme shume mire se si e paguan Autoritetin e Mashtrimit dhe Falsifikimit. Beteja vazhdon! Inceneratoret do ti djegin te gjithe!,"-shkroi edhe ajo në rrjetet sociale. 

Ndërkohë që sot, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama

monika kryemadhi erion veliaj floida kërpaçi meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll