Politike

“Amanetin s’e tret as dheu”/ Kreshnik Çollaku: Gjyshi im i persekutuar, e papranueshme të ulem në të njëjtën sallë me sigurimsat

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se gjyshi i tij, Elami Hado është persekutuar burgjeve dhe hetuesive të komunizmit.

27 Korrik 2022, 17:32 Nga k.m.
“Amanetin s’e tret as dheu”/ Kreshnik Çollaku: Gjyshi
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet se Shqipëria duhet të pastrohet nga ajo që ai e cilëson si kanceri i Sigurimit të Shtetit, duke theksuar se është e papranueshme që të ulet në të njëjtën sallë me bashkëpunëtorë të sigurimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se gjyshi i tij, Elami Hado është persekutuar burgjeve dhe hetuesive të komunizmit. Ndaj dhe sipas tij, është detyrë e çdo deputeti dhe qytetari që të punojë për pastrimin e vendit nga përfaqësues të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Elami Hado është gjyshi im,i persekutuar burgjeve dhe hetuesive te komunizmit. Eshte e papranueshme qe unë sot si deputet te ulem ne te njëjtën salle me bashkëpunëtore te sigurimit te sistemit qe persekutoi e masakroi jo vetëm gjysmën e familjes time por gjysmën e shqiptareve. Shqipëria duhet te pastrohet nga kanceri i sigurimit te shtetit,kjo është detyre jo vetëm e deputeteve te kuvendit te Shqipërisë por e çdokujt nga ne si qytetare me dinjitet e empati njerëzore. Ky është një amanet..,dhe amanetin nuk e tret as dheu,”-shkruan ai në postimin e plotë.

POSTIMI I PLOTË:

Reagimi i tij vjen pasi dje, një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. 

kreshnik Çollaku meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll