Politike

Tritan Shehu denoncon masakrën mjedisore në Gjirokastër: Kriminale! Po shkatërrohet bimësia dhe shteti hesht

Tritan Shehu thekson se në këtë zonë po priten pemët dhe se po rrafshohet bimësia, ndërsa shteti vazhdon të qëndrojë në heshtje.

27 Korrik 2022, 16:40 Nga k.m.
Tritan Shehu denoncon masakrën mjedisore në Gjirokastër:
Pamje nga Uji i Ftohtë

GJIROKASTËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar masakrën mjedisore të ndodhur në pyllin Shtepezi i Vjetër në deri te Uji i Ftohtë. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu thekson se në këtë zonë po priten pemët dhe se po rrafshohet bimësia, ndërsa shteti vazhdon të qëndrojë në heshtje.

"Nje masaker ambietale mbi pyllin nga Shtepezi i Vjeter ne Luzat deri te Uji i Ftohte! Nen “justifikim” e rregullimit te nje rruge po shkatrohet nje pyll i tere ne menyre kriminale e koruptive. Priten e pemet e rafshohet bimesia ne nje hapesire shume te gjere, krejt ne kundershtim me cdo ligj, rregull e norme zhvillimi. Dhe kjo behet diten me diell e askush nuk thote ndonje fjale, asnje kontroll nga institucionet shteterore asnje reagim a shpjegim. Sepse forca e “shtetit”, pjese ne kete krim qofte dhe me heshtje, si dhe e grupeve keqberese zbatuese qenka kaq e “rende” e terrorizuese, sa dhe banoret vete nuk ndjehen! Fatkeqesi cfare po ndodh ne vijimesi ne Qarkun e Gjirokastres. Diku kontaminohen fushat, diku Vjosa, diku perpmbyten tokat, diku asgjesohen pyjet, pemet…etj. Bagetia zvoglohet, tokat gjthmone e me veshtire te kultivohen…sherbimet vecse po mbyllen! Dhe te gjitha keto qe ne thelb thellojne varferine e denigrojne qytetaret, po e “cveshin” ate Qark jo vetem nga pyjet e prodhimi, por po “rallojne” ne meyre katastrofale dhe popullesine e tij. Sepse keta njerez te mrekullueshem e punetore keshtu te detyruar, vecse po braktisin ato troje, djep i zhvillimit e kultures. Jam i bindur se shpejt kjo tragjedi qe po ndodh do te shpertheje dhe reagimin e qarte e te forte popullor!,"-shkruan ai ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË:

 

tritan shehu

Sondazh

Poll