Politike

PS rrëzon kërkesën e deputetëve demokratë, s'ka debat në seancën ku votohen ndryshimet në qeveri

Ky i fundit shkruan në rrjetet e tij sociale, se nesër ndryshimet që ka bërë kryeministri Edi Rama do t'i bëjë në heshtje. 

27 Korrik 2022, 20:14 Nga k.m.
PS rrëzon kërkesën e deputetëve demokratë, s'ka
Foto ilustruese

TIRANË- Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat lidhur me ndryshimet në kabinetin e ministrave. Lajmin e ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja. Ky i fundit shkruan në rrjetet e tij sociale, se nesër ndryshimet që ka bërë kryeministri Edi Rama do t'i bëjë në heshtje. 

“Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat dhe kërkon të ndryshojë ministrat në heshtje të plotë. Arsyeja është e thjeshtë, Rama s’mund të lejojë të dalë zbuluar para të vërtetave, që largimi i disa ministrave lidhet me faktin se gjenden para arrestimit. Vjedhja e inceneratorëve dhe koncensionet nuk do kalojnë paq siç shpreson Rama!”, shkruan Gështenja.

POSTIMI I PLOTË:

Rama bëri disa ndryshime në kabinetin e tij, duke shkarkuar zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ishte dhe ministër Shteti për Rindërtimin. Posti i zëvendës-kryeministrit iu besua ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Në kabinetin e ri nuk do të ketë më ministër Shteti për Rindërtimin. Kryeministri njoftoi se në funksionin e ministrit të Shtetit pranë kryeministrit do të jetë Majlinda Dhuka, e cila njëkohësisht emërohet dhe si kryenegociatore në procesin e bisedimeve me Bashkimin europian, duke zëvendësuar në këtë detyrë ambasadorin Zef Mazi.

ndryshime ne qeverine rama

Sondazh

Poll