Politike

REGJISTRI/ Tre "I.M” dhe një tjetër Ilir Metaj në klasën e ish-Presidentit, del FOTOJA e regjistrit

Sot, aludimet ishin se bëhet fjalë për Ilir Metën, ndërsa një reagim ka ardhur nga ky i fundit, pasi doli në një konferencë për shtyp.

27 Korrik 2022, 16:34 Nga k.m.
REGJISTRI/ Tre "I.M” dhe një tjetër Ilir Metaj në
Ilir Meta

TIRANË- Autoriteti i Dosjeve njoftoi dje se nga një informacion i marrë në mënyrë anonime dhe pas verifikimeve të bëra prej tyre, ka rezultuar se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Sot, aludimet ishin se bëhet fjalë për Ilir Metën, ndërsa një reagim ka ardhur nga ky i fundit, pasi doli në një konferencë për shtyp.

Ai deklaroi se njihte “40-50 Ilir Metaj”, madje disa prej tyre i kishte patur edhe në grup kur studionte në fillim të viteve ’90 në Fakultetin e Ekonomisë.

REGJISTRI/ Tre "I.M” dhe një tjetër Ilir Metaj në

Ndaj dhe ka shpërndarë një fotografi e regjistrit të klasës së ish-Presidentit në Fakultetin e Ekonomisë ku duket se gjendet edhe dy persona të tjerë me të njëjtin emër dhe mbiemër.

REGJISTRI/ Tre "I.M” dhe një tjetër Ilir Metaj në

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita.

ilir meta meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll