Politike

Mungoi tek ceremonia dhe betimi! Yuri Kim shkon në Presidencë, takohet me Begajn: Krah për krah

Bajram Begaj ka ndarë foto në rrjetet sociale krah ambasadores ku shkruan se partneriteti mes SHBA dhe Shqipëri është i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

27 Korrik 2022, 16:00 Nga k.m.
Mungoi tek ceremonia dhe betimi! Yuri Kim shkon në Presidencë, takohet
Bajram Begaj dhe Yuri Kim

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Begaj ka ndarë foto në rrjetet sociale krah ambasadores ku shkruan se partneriteti mes SHBA dhe Shqipëri është i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

Bajram Begaj shkruan: Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është më i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane Yuri Kim hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. #krahperkrah

Ky është takimi i parë mes tyre pas betimit të Begajt si president i vendit. Ambasadorja Kim, për arsye që ende nuk dihen mungoi në ceremoninë e tij të betimit si kreu i shtetit, e mbajtur më 24 korrik. 

bajram begaj yuri kim

Sondazh

Poll