Politike

VD-Nikolla paralajmëroi masa! Meta i kthehet keq: Del pula në Kuvend, turp i madh, me mesatare 5 pikë ca

Meta tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me Autoritetin ndërkohë që ofendoi Nikollën duke i përmendur mesataren për të cilën është komentuar edhe nga studentët. 

27 Korrik 2022, 14:01 Nga A.B
VD-Nikolla paralajmëroi masa! Meta i kthehet keq: Del pula në Kuvend,
Ilir Meta

TIRANË- 'Pulë e Kuvendit'- iu drejtua kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryeparlamentares Lindita Nikolla. Kjo deklaratë erdhi pasi Nikolla doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp duke lajmëruar se Kuvendi do të marrë masa pas letrës së Autoritetit të Dosjeve për bashkëpuntorin e Sigurimit të Shtetit. Meta tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me Autoritetin ndërkohë që ofendoi Nikollën duke i përmendur mesataren për të cilën është komentuar edhe nga studentët. 

'Asnjë komunikim nuk kam pasur me Autoritetin, po përderisa del pula e Kuvendit , une e kam respektuar. Turp i madh! Faqe e zezë, unë e kam respektuar, po ca me mesatare 5.ca. E këputën dhe atë të gjatin.'- tha Meta. 

ilir meta meta ne sigurimin e shtetit lindita nikolla

Sondazh

Poll