Politike

VD-Sigurims? Meta sfidon Autoritetin: Të filloj dhe unë me e-mail nga New York që i kam me emra?

Meta iu drejtua Autoritetit duke i thënë se nëse është nevoja do bëjë dhe ai publike e-maile që i kanë ardhur me emra nga New York. 

27 Korrik 2022, 14:07 Nga A.B
VD-Sigurims? Meta sfidon Autoritetin: Të filloj dhe unë me e-mail nga
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta mohoi akuzat që janë ngritur ndaj tij se ka qënë bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. Gjatë konferencës për mediat, Meta iu drejtua Autoritetit duke i thënë se nëse është nevoja do bëjë dhe ai publike e-maile që i kanë ardhur me emra nga New York. 

'Ajo ta ndryshojë që sot këtë ligj, Autoriteti ta ndryshojë kush i ka penguar. Parlamenti të merret me cështjen e detit. Të filloj dhe unë me email nga New York që unë i kam me emra? Të dalin aty e të thonë kemi këto fakte e kemi këto gjëra, a të devijojmë me akuza? Po ju shqep Monika nuk iu ndahet më. Autoriteti i 17 majit ky. Këta mendojnë se po largojnë Ilir Rexhep Metën... '- tha Meta. 

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

ilir meta meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll