Politike

VD-Shkuan në zyrën e Nikollës, Meta i përgjigjet Mediut e Dodës: Opozita është e mbushur plot me Lulush

Meta tha se opozita është e mbushur me persona të ngjashëm me Lulzim Bashën. 

27 Korrik 2022, 13:57 Nga A.B
VD-Shkuan në zyrën e Nikollës, Meta i përgjigjet Mediut e
Ilir Meta

TIRANË- Kyetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka kthyer përgjigje Fatmir Mediut e Mesila Dodës të cilët u takuan ditën e sotme me kryeparlamentaren Lindita Nikolla pasi Autoriteti i Dosjeve nxori emrin se Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat, Meta tha se opozita është e mbushur me persona të ngjashëm me Lulzim Bashën. 

'A ka njeri që e beson këtë gjë. Patjetër u ngrit parlamenti në këmb, cili, ai me në krye zonjën Nikolla, apo Lindita e Ramës në parlament që përdoret për nevoja personale të tij për të spostuar vëmendjen. Ka dalë vetëm maja e ajsbergut në sipërfaqe. Do të dalin të gjitha aferat e zeza, dhe ajo e detit. Për ato nuk mblidhet parlamenti, se nuk ka si të mblidhet se është parlament i korruptuar. Jemi një opozitë plot me Lulush por qeka shqetësuar se paska ardhur një email, por cili parlament qeka shqetësuar? Falsifikuan firmën e kryetarit të Kuvendit. '- u shpreh Meta.

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

ilir meta meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll