Politike

VD-Bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit? Meta: Kush e beson këtë? Unë kam emër, kam babë!

Meta tha se ka një emër e një baba duke hedhur poshtë se ai është personi me inicialet I.M që shkruhet në dokument. 

27 Korrik 2022, 13:51 Nga A.B
VD-Bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit? Meta: Kush e beson
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se ai nuk është bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit, siç pretendohet nga Autoriteti i Dosjeve. Në konferencën për mediat, Meta tha se ka një emër e një baba duke hedhur poshtë se ai është personi me inicialet I.M që shkruhet në dokument. 

'Pas 30 e ca vjetësh, I.M qeka ky njeri që në mars të 92 është bërë deputet e që iu është nënshtruar të gjitha filtrave, që nga Berisha që nuk e kaloi gjysma e partisë që ishte në atë kohë, e deri në kohën e Fatos Nanos. Tani pse bëhet kjo? Cfarë i kushton autoritetit që të thërriste I.M që ai këtu nuk është I.M por Ilir Rexhep Metaj, kam emër, kam bab.'- tha Meta. 

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

ilir meta

Sondazh

Poll