Politike

VD-Qëndrimi i Kuvendit, Meta: Lindita e Ramës në Parlament përdoret për nevojat e tyre

Meta akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për të cilën tha se po përdoret për nevojat e kryeministrit Edi Rama në parlament. 

27 Korrik 2022, 13:58 Nga A.B
VD-Qëndrimi i Kuvendit, Meta: Lindita e Ramës në Parlament
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi poshtë pretendimet se ai është bashkëpuntor i sigurimit të shtetit. Ai akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për të cilën tha se po përdoret për nevojat e kryeministrit Edi Rama në parlament. 

'U ngrit parlamenti në këmbë. Cili parlament, parlamenti me në krye zonja Nikolla, apo Lindita e Ramës që përdoret për të hequr vëmendjen nga inceneratorët ku do përvëlohen të gjithë. Të jenë të sigurt për këtë. Nga të gjitha aferat e tjera të zeza përfshirë edhe çështjen e detit. Për këtë nuk mblidhet Parlamenti. Është një parlament patronazhistët dhe i korruptuar. Është një opozitë plot me lulushë por qenka shqetësuar se ka ardhur një letër dhe këta me vrap dhe urgjencë të madhe.'- deklaroi Meta.

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

ilir meta

Sondazh

Poll