Politike

VD-Sigurims? Reagon për herë të parë Meta: Do të gajaseni kur ta merrni vesh, manipulim!

Kreu i PL tha se e gjitha është një manipulim ndërsa shtoi se përmbajtja e emailit që e ka denoncuar është qesharake. 

27 Korrik 2022, 12:45 Nga f.g
VD-Sigurims? Reagon për herë të parë Meta: Do të
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Ilir Meta mohon akuzën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Liria (Ish-LSI), Meta tha se Autoriteti i Dosjeve është kthyer në një Autoritet i Kriminalizimit të Dosjeve. Kreu i PL tha se e gjitha është një manipulim ndërsa shtoi se përmbajtja e emailit që e ka denoncuar është qesharake. 

 Tani, si mund ti shmangem unë një përgjigje kur s'ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor është autoritet moral sepse të është dhënë detyra të trajtosh të shkuarën e dhimbshme të shqiptarëve. Sepse gjen njerëz që iu shpëtojnë filtrit dhe janë rrezik për shqiptarët dhe të ngushëllosh viktimat e asaj periudhe. është për të ardhur keq për Autoritetin e Kriminalizimit të Dosjeve. Ata e dinë se çfarë ka apo çfarë nuk ka në ato dosje që thonë ata. Ndonjë email anonim elektronik që jam i sigurtë që kur të zbulohet do të gajaseni të gjithë. Këto që vijën nga banda e inceneratorëve që do i shihni ju. 

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll