Politike

Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta ka 140 faqe në Sigurimin e Shtetit, e kemi njoftuar që në maj

Autoriteti sqaron se janë 140 faqe material për Metën nga dosjet e Sigurimit në formatin disk dhe fotokopje. Përmbajtja e materialeve ende nuk është zbardhur.

27 Korrik 2022, 12:54 Nga f.g
Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta ka 140 faqe në Sigurimin e Shtetit, e kemi
Ilir Meta

TIRANE- Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta është njoftuar që në maj se është zbuluar se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Në një shkresë që Abc News ka publikuar ku raportohet puna e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Autoriteti njofton se është marrë vendimi më 17 maj 2022, që në zbatim të një shkrese të 14 shtatorit 2021, Meta të njoftohej me një kopje të materialit për të. Autoriteti sqaron se janë 140 faqe material për Metën nga dosjet e Sigurimit në formatin disk dhe fotokopje. Përmbajtja e materialeve ende nuk është zbardhur.

Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta ka 140 faqe në Sigurimin e Shtetit, e kemi

Por çfarë ka ndodhur? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht se politikani është Ilir Meta. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll