Politike

VD-Prezanton drejtuesit e strukturave të PL, Meta: Tani fillon puna intensive!

Meta tha se tashmë për ta nis puna intensive. 

27 Korrik 2022, 13:44 Nga A.B
VD-Prezanton drejtuesit e strukturave të PL, Meta: Tani fillon puna
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi edhe një herë drejtuesit e strukturave të partisë së tij. Meta tha se tashmë për ta nis puna intensive. 

'Gjithcka do të bëhet me zgjedhje, në mënyrë të vecantë për marrjen e të gjitha masave për avancimin e shpejtë të revolucuionit antikorrupsion dhe të një aleance të madhe. Me shoqërinë civile, krijimin e strukturave të posaçme, me kordinator në çdo institucion. Tani fillon një punë intensive, për këtë punë duhen dhe disa përgjegjësi dhe përgjegjës në drejtime të ndryshme deri në Konventën që do të mbahet. Me propozimin tim, komiteti miratoi që sekretari do të jetë Tedi Blushi. Ky ekip së bashku me deputetet vlera e të cilëve do të jetë 4 fish pasi një deputet si ata kanë marrë më shumë vota se ata të tjerët e me të gjithë kolegët e tjerë do të kompaksojmë një ekip. Do të jemi shumë bashkëpunues, qëllimi i të gjithë këtij është triumfi i lirisë.'-tha Meta.

ilir meta partia e liris

Sondazh

Poll