Politike

E-MAILI erdhi nga SHBA ditën e betimit të Bajram Begajt! Kush e spiunoi Ilir Metën si sigurims? Detajet e dosjes që u dogj...

Gazeta shkruan se e-maili është shkruar nga dikush që ka pasur më parë akses në dosjet e SIgurimit të Shtetit dhe ka qenë i informuar për përpjekjet për zhdukjen e dosjes së Ilir Metës, duke akuzuar për këtë Sali Berishën, për të cilin emali thotë se ka zhdukur dhe dosjen e gruas së tij me bekim të Ramiz Alisë

27 Korrik 2022, 12:27 Nga f.g
E-MAILI erdhi nga SHBA ditën e betimit të Bajram Begajt! Kush e
Ilir Meta

TIRANE- Denoncimi se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit është lajmi kryesor i ditës së sotme, edhe pse protagonisti kryesor nuk ka dhënë asnjë koment. Gazeta Tema njofton se denoncimi për Metën ka ardhur përmes një emaili. Emaili ka shkuar në adresën e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit ditën kur Meta dorëzoi simbolikisht detyrën në pallatin e Brigadave dhe në zyrën e presidentit hyri Bajram Begaj. Emaili, i cili është me IP nga Uashingtoni, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve, ambasadës së SHBA në Tiranë, ambasadës së BE, dhe ambasadave gjermane italiane dhe britanike. 

Gazeta shkruan se e-maili është shkruar nga dikush që ka pasur më parë akses në dosjet e SIgurimit të Shtetit dhe ka qenë i informuar për përpjekjet për zhdukjen e dosjes së Ilir Metës, duke akuzuar për këtë Sali Berishën, për të cilin emali thotë se ka zhdukur dhe dosjen e gruas së tij me bekim të Ramiz Alisë. Një burim diplomatik që ka lexuar email i tha gazetës Tema se emaili shkruante se “me ndihmën e Sali Ram Berishës ( i cili zhduku me bekimin e Ramiz Alisë, dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir Meta zhduku dosjen e tij”. Denoncuesi thotë se dosja është djegur në një pjesë të saj.  Autori shkruan se “po ja që një dorë e mistershme ka shpëtuar nga diegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë”.  

Por çfarë ka ndodhur? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht se politikani është Ilir Meta. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 
  
 

sali berisha meta ne sigurimin e shtetit ilir meta gazeta tema

Sondazh

Poll