Politike

VD-'Kemi të bëjmë me një mafie'/ Meta: Rama mendon se ka futur qytetarët në laborator si kavje

Ilir Meta u shpreh se Rama po i përdor qytetarët shqiptarë si kavje për eksperimente. 

27 Korrik 2022, 11:40 Nga A.B
VD-'Kemi të bëjmë me një mafie'/ Meta: Rama mendon
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se qytetarët shqiptarë po udhëhiqen nga një shtet mafie. Gjatë konferencës për mediat, ish presidenti u shpreh se Rama po i përdor qytetarët shqiptarë si kavje për eksperimente. 

'Paga minimale ku do shkojë kur vete kilometri i një rruge nga 2 mln në 20 milionë, do vejë dramë e sipas të dhënave të eurostat paga minimale 200 e ca. Pse Sepse super korrupsion, vjedhja vjedhja e pashpirt që ka emrin e Esatit, se sa më të varfër të jenë aq më lirë i blen kur të vijnë zgjedhjet. Niveli i varfërisë më i larti, na pret një punë e madhe me varfërinë por nuk e fitojmë dot por nuk bëmë luftën kundër korrupsionit që do e bëjmë, kleptokraci, hajdotokraci që ta kuptojnë më shqip. Ata gënjejnë pa pushim, detyra jonë të themi të vërtetën pa pushim, shqiptarët ta kuptojnë që duhet të lëvizin nëse duan progres familjet, as gotën e dhallës nuk do e shijojë dot. Kemi të bëjmë me një mafie jo me një klasë politike që ka humbur pak kontrollin, është mafie e kalkuluar në gjithë projektin e vet, e mendon se ka futur shqiptarët në një laborator si kaviet, sa do durojnë e sa s’do durojnë. Kur blen opozitën, thotë durojnë se ku do mbështeten? Kur blihet ai që është udhëheqës opozite…'- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll