Politike

VD-'Rama i paaftë?'/ Meta: Jo, ai është i pacipë, sepse për të vjedhur është i aftë

Meta tha se Rama nuk është i paaftë por di shumë mirë se si të vjedhë paratë e shqiptarëve. 

27 Korrik 2022, 11:22 Nga A.B
VD-'Rama i paaftë?'/ Meta: Jo, ai është i pacipë,
Ilir Meta

TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është i aftë për të vjedhur. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se Rama nuk është i paaftë por di shumë mirë se si të vjedhë paratë e shqiptarëve. 

'Qeveria ecën me një vrap të jashtëzakonshëm për të plaçkitur dhe për të vjedhur sepse e ka të qartë rrugën e saj, ne duhet të ecim me ritëm shumë herë më të shpejtë kundër korrupsionit. Edi Rama, një vjedhës i pamëshirshëm që vjedh çdo gjë. Vjedh jo vetëm përmes buxhetit por edhe përmes vjedhjes së të dhënave, duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë për të vejedhur. Mua më vjen keq për socialistët, të shkretët të cilët janë marrë peng. Ky është mjeshtër i paparë për të korruptuar, për të kapur për të përçarë prandaj i ka katandisur në atë gjendje. Ky vjedh edhe në fatkeqësi, shkëlqen edhe në pandemi. Shikoni sa ka marrë një familje shqiptare gjatë pandemisë, gati zero. Shikoni sa kanë marrë në Serbi dhe rajon. Edhe në pandemi lekët jepeshin për projekte të cilat nga 2 milion që kushtonte shkonte 20 milionë.

Ju mendoni se ky është i paaftë? Jo! Është i pacipë! Sepse për të vjedhur të dhënat është i aftë, ndërsa për këto të tjerat na qenka i paaftë.'- u shpreh Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll