Politike

VD-Tre drejtimet ku do fokusohet Partia e Lirisë, Meta: Nga lufta antikorrupsion e deri tek qeverisja e vendit

Meta bëri të ditur ditën e sotme përballë gazetarëve se Partia do të punojë në revolucionin antikorrupsion

27 Korrik 2022, 11:37 Nga A.B
VD-Tre drejtimet ku do fokusohet Partia e Lirisë, Meta: Nga lufta
Ilir Meta

TIRANË- Partia e Lirisë do të fokusohet në tre drejtime. Kreu i partisë, Ilir Meta bëri të ditur ditën e sotme përballë gazetarëve se Partia do të punojë në revolucionin antikorrupsion, në organizimin e partisë duke u hapur dhe në përgatitjen për qeverisjen e vendit. Meta tha se dy pikat e para do të jenë detyrat kryesore të partisë. 

'Nga sot ju bëj të ditur që do punojmë në tre drejtime. 1.Revolucioni antikorrupsion, 2. Organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur dhe e treta qeverisja e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore. Përgatitja për qeverisje do jetë detyra ime kryesore. E para është revolucioni antikorrupsion. Ky është revolucioni për rivendosjen e lirisë dhe ndëshkimit” – tha Meta.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll