Politike

DOKUMENTI/ Autoriteti: E konfirmuar! Politikani në dosjen e Sigurimit është Meta. E denoncoi "spiuni"

Në dokument, autoriteti thekson se emri ka dalë në një nga dosjet e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkon ndryshimin e ligjit dhe verifikimin e politikanëve që dolën të pastër në Komisionet e ngritura në vitet '90.

27 Korrik 2022, 11:59 Nga f.g
DOKUMENTI/ Autoriteti: E konfirmuar! Politikani në dosjen e Sigurimit
Ilir Meta

TIRANE- Autoriteti i Dosjeve konfirmon se politikani i nivelit të lartë që rezulton si pjesë e dosjeve të Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit është Ilir Meta. Dosja.al ka siguruar edhe dokumentin ku Autoriteti njofton kryeparlamentaren Lindita Nikolla për Metën. Në dokument, Autoriteti zbulon sesi u zbulua rasti i Metës falë një denoncimi që ka shkuar në institucion. Në shkresë thuhet se Meta rezulton në dokumentet e krijuara nga strukturat e Sigurimit të Shtetit. 

Institucioni deklaron se ka verifikuar informacionin që ka dalë i vërtetë dhe thekson se në rast se "Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Metaj, gjë që nuk na e lejon neni 29, pika 4 e ligjit aktual, atëherë rezultatet e kërkimit do të ndryshonin. 

Zyrtari i lartë është ish-presidenti Meta, sot kryetar i Partisë së Lirisë. Në dokument, autoriteti thekson se emri ka dalë në një nga dosjet e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkon ndryshimin e ligjit dhe verifikimin e politikanëve që dolën të pastër në Komisionet e ngritura në vitet '90. Bëhet fjalë për komisionin Mezini dhe Bezhani pas 1997-ës, ku Meta ka dalë i pastër dhe është pajisur me certifikatë pastërtie. Autoriteti thekson se politikanë të lartë nuk ndëshkohen dhe ndihmohen nga klauzola se nëse e kanë kaluar filtrin e këtyre Komisioneve atëherë nuk verifikohen. Autoriteti kërkon verifikimin edhe njëherë të politikanëve.

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

ilir meta meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll