Politike

Meta: Beteja e “Stalingradit” për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar

Meta u shpreh se mesazhi i vetëm që u duhet çuar shqiptarëve është beteja për të luftuar Shqipërinë. 

27 Korrik 2022, 12:06 Nga A.B
Meta: Beteja e “Stalingradit” për të shpëtuar
Meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se ka filluar beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë. Gjatë konferencës për mediat, Meta u shpreh se mesazhi i vetëm që u duhet çuar shqiptarëve është beteja për të luftuar Shqipërinë. 

'Ç’tju them për borxhin publik. Këta edhe arbitrazhin e kanë kthyer në biznes. Me korrupsionin jemi lider , në rajonin tonë ne jemi absolut,. Jemi në vendin e 110. Gjatë këtyre 6 viteve të Ramafomrës që do shpartallonte korrupsionin jemi përkeqësuar me 26 apo 27 vende. Ata të shkretën duan ta fusin Shqipërinë dhe çelen negociata…Këto janë tregues të asaj se ku jemi, janë fakte dhe këto i përjeton shumica e shqiptarëve…Ata që mendojnë se kanë denoncuar dhe nuk i ka gjetur gjë, do bëjë pak burg ai aty…Mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar, të paktën për mua. E vetmja garë që kemi është ulja e korrupsionit, në këtë parti do promovohen ata që do të dalin ballë kësaj lufte.'- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll