Politike

VD-Meta: Rama paguan mirë që opozita të flejë

Meta tha se partia e tij nuk është në garë me asnjë por është në garë për të luftuar korrupsionin.

27 Korrik 2022, 11:56 Nga A.B
VD-Meta: Rama paguan mirë që opozita të flejë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama paguan që opozita të flejë gjumë. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se partia e tij nuk është në garë me asnjë por është në garë për të luftuar korrupsionin.

'Ata që mendojnë se kanë denoncuar, po çfarë i ka gjetur këta? Mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar. Të paktën për mua.  Ju pa dashjen tuaj më latë vetëm kur po mbroja Kushtetutën. Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë. Ata më lanë me qëllim. Kur ishte për t’i rënë Tahirit i bien Beqes. Vazhdon akoma ka një pjesë të opozitës që kakarinë sipas porosive që merr ai për të shfokusuar popullin, opozitën. S’kemi garë me njeri ne, e kemi kundër korrupsionit. Do të provomohen më shumë ata që do të dalin në ballë të kësaj lufte me investigime, kërkime, të vërteta.'- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll