Politike

Politikani ish-sigurims i shtetit, Doda: Gjellë që s'kapërdihet! Të hapen dosjet e të publikohen emrat

Doda tha se do bëhej një kërkesë që Autoriteti i Dosjeve të publikonte një raport për pastërtinë e 140 deputetëve të kuvendit

27 Korrik 2022, 12:03 Nga DOSJA
Politikani ish-sigurims i shtetit, Doda: Gjellë që
Mesila Doda

TIRANË- Deputetja Mesila Doda ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me mbledhjen e zhvilluar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla sa i takon publikimit inicialeve të zyrtarit të lartë I.M i cili akuzohet si ish anëtar i Sigurimit të Shtetit. Doda tha se do bëhej një kërkesë që Autoriteti i Dosjeve të publikonte një raport për pastërtinë e 140 deputetëve të kuvendit.

'Unë zoti Idrizi në bashkëpunim me shoqërinë civile në atë kohë propozuam hapjen e dosjeve. Eshtë një gjellë që nuk mund të kapërdihet më, duhet të ishte bërë shumë kohë më parë. Ne mbështesim çdo iniciativë. Kërkova nga Nikolla që të kërkojë verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë deputetët. Duhet të nisë një luftë për persona që kanë një të kaluar të errët. '- u shpreh Doda. 

E pyetur se nëse emrat duhen bërë publik, ajo u shpreh: Absolutisht, nuk duhet të rrimë e të shikojmë vetëm iniciale. Unë ia kërkova që të kërkohet pastërtia e figurës me 140 deputetë, unë u njoha me atë që u njoh në media. Për pjesën tjetër duhet që të ketë një ligj të mirë, nuk mund të them të gjithë përmbajtjen e dokumentit. Duhet një ligj që të na ndajë nga e kaluara. Duhet një ndarje përfundimtare nga ajo periudhë. 

Ndërkohë në një reagim të bërë në rrjetin e saj social Facebook, Doda shkruan se kërkon hapjen e dosjeve dhe rikthimin e ligjit për pastërtinë e figurës së deputetëve. 

mesila doda meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll