Politike

VD-Ilir Meta akuzon Bashën: Ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet

Meta u shpreh se Basha ishte i përfshirë në mafia dhe ndante përfitimet me ata që kishte në krah. 

27 Korrik 2022, 11:22 Nga A.B
VD-Ilir Meta akuzon Bashën: Ndante fitimet dhe përfitimet me mafien
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën se ka ndarë përfitimet me mafian. Gjatë konferencës për mediat, Meta u shpreh se Basha ishte i përfshirë në mafia dhe ndante përfitimet me ata që kishte në krah. 

'Keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemër luan e sy shqiponjë, një popull ilirësh, por sic e kam paralajmëruar indirekt e direkt qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars me popullin e kushtetutës dhe popullin e lirisë.'- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll