Politike

VD-'Kjo është qeveri prej letre'/ Meta: Nuk kemi kohë, unë nuk vë baste, bëj betim

Meta deklaroi ditën e sotme se qeveria e sotme është prej letre.

27 Korrik 2022, 11:18 Nga A.B
VD-'Kjo është qeveri prej letre'/ Meta: Nuk kemi kohë,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se qeveria e sotme është prej letre. Gjatë konferencës për gazetarët, Meta tha se ai nuk vë baste por vë betimin, njëjtë siç ka bërë për 5 vite në Presidencë. 

'Kjo është qeveri prej letre. Koha ka ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por km ardhur aty ku kam qënë në 2 Mars. Unë kam vetëm 2 ditë që kam nisur këtë projekt të ri por nuk kemi kohë se nuk ka kohë Shqipëria jo se nuk ka kohë Ilir Meta, se unë kam treguar një durim të shkëlqyer, Meta nuk vë baste, vë betim. Bëri betimin në Kushtetutë, epo tashi e di që ju nuk ju durohej por dhe 5 vjet ishin afat. Unë  e mbrojta presidencën. Se ka shumë estomakë të prishur që mendojnë se po nuk bëre harame nuk ke pushtet. Të gjithë kundër i pati. Unë bëra dhe shqiponjnë në fund fare si shenjë respekti, dhe këtu do e bëj se nuk jemi popuj lepujsh. Nga sot do të punojnë në 3 drejtime, revolucioni antikorrupsion.'- u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll