Politike

Politikani I.M bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Nikolla i jep dosjen kryetarëve të grupeve

Nikolla ka zhvilluar takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ballën ndërkohë që do të takohet edhe me Enkelejd Alibeajn e Fatmir Mediun.

27 Korrik 2022, 10:48 Nga A.B

Politikani I.M bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Nikolla i

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thërritur ditën e sotme në mbledhje kryesie kryetarët e grupeve parlamentare për t’i dhënë dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Nikolla ka zhvilluar takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ballën ndërkohë që do të takohet edhe me Enkelejd Alibeajn e Fatmir Mediun. Këto takime do të zhvillohen në orare të ndryshme. 

Në dosjen e Autoritetit flitet se një personazh me profil të lartë politik i identifikuar me inicialet I.M., rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Ky raport u bë i ditur ditën e djeshme duke hedhur dyshime se një politikan ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit. 

"Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë,"-shkruhet në njoftimin e bërë në Facebook.

Emri nuk është bërë me dije, por inicialet dhe përshkrimi kanë lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Ilir Metën, i cili vetëm dy ditë më parë la postin e presidentit të vendit. Ai vetë nuk ka reaguar por sinjali i parë ka ardhur nga i besuari i tij, Tedi Blushi. Ky i fundit ka sfiduar Autoritetin e Dosjeve duke kërkuar prova dhe fakte lidhur me pretendimet e tyre. 

lindita nikolla meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll