Sport

Sulmuesi ‘azzurr’ Gianluca Scamacca, bëhet lojtari më i ri i West Ham…

Ai shkon nga skuadra e Sassuolos dhe transferimi i tij kushtoi 36 milionë euro plus 6 variabla

27 Korrik 2022, 11:41 Nga DOSJA

Sulmuesi ‘azzurr’ Gianluca Scamacca, bëhet lojtari më i ri

ANGLI - West Ham United njoftoi nënshkrimin e Gianluca Scamacca, i cili bëhet shtimi më i rëndësishëm i skuadrës së David Moyes në këtë merkato verore. Sulmuesi italian vjen nga Sassuolo për 36 milionë euro plus 6 në variabla (dhe 10% të shitjes së radhës për skuadrën italiane), duke nënshkruar një kontratë deri në verën e 2027 me opsionin e një viti më shumë.

Gianluca Scamacca sapo ka qenë një nga sulmuesit më të mirë sezonin e kaluar dhe ka fituar një vend në skuadrën e kombëtares italiane nën drejtimin e Roberto Mancini. Ai shënoi 16 gola në 36 ndeshje në Seria A.

Ai është nënshkrimi i katërt i West Ham United në këtë merkato, pas Nayef Aguerd, Flynn Downes dhe Alphonse Areola. Sulmuesi kishte kërkues të tjerë, si PSG-ja, të cilët nuk ofruan sa Aston Villa dhe kanë mbetur pa Scamaccan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll