Sport

Presidenti i Atletico-s i prerë: “Nuk e di kush e ka shpikur historinë e Cristiano-s, por praktikisht është e pamundur”…

Numri një i klubit ‘bardhekuq’ madrilène, e përjashton mundësinë e ardhjes në ekipin e tij të sulmuesit të Manchester United

27 Korrik 2022, 11:21 Nga DOSJA

Presidenti i Atletico-s i prerë: “Nuk e di kush e ka shpikur

SPANJE - Enrique Cerezo ka folur për një nga temat e ditës rreth Atleticos. Presidenti i ‘bardhekuqve’ madrilène, gjatë një homazhi për olimpistët e Barcelonës ‘92 në Muzeun e Sporteve, foli për të ardhmen e Cristiano Ronaldos në ekipin e tij, duke u shprehur shumë qartë. “Nuk e di kush e ka shpikur historinë e Cristiano-s, por është praktikisht e pamundur që ai të vijë”,- tha presidenti.

Përveç kësaj, ai foli edhe për të ardhmen e Griezmann-it dhe kur u pyet nëse francezi ishte në shitje, Cerezo theksoi prerazi: "Me sa di unë, jo. Duket se merret si e mirëqenë nga që ka një derë të hapur, por nuk është kështu. Po thashethemet vazhdojnë të shtohen, do të duket se është e vërtetë, por nuk është”.

Në fund, në lidhje me financat e klubit, Cerezo pohoi: "Numrat janë trajtuar mirë, por na u desh të shisnim për 40 milionë dhe do të kemi diçka të mirë që të mos jetë e nevojshme ta shesim. Kemi një ekip të mrekullueshëm. Me një ekip të madh dhe me një trajner të madh, me siguri do të kemi një sezon të mrekullueshëm”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll