Sport

Më në fund mbërrin Kim! Te Napoli, një korean për të zëvendësuar Koulibaly

Mbrojtësi që vjen nga Fenerbahçe, do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me opsion dyvjeçar. Parashikohet një klauzolë 50 milionëshe, e vlefshme vetëm për vendet e huaja, e cila hyn në fuqi pas dy vitesh

27 Korrik 2022, 06:37 Nga DOSJA

Më në fund mbërrin Kim! Te Napoli, një korean për

ITALI - Pasi ka përcaktuar të gjitha detajet burokratike në lidhje me transferimin,  Napoli është gati të përqafojë më në fund Kim Min-jae. Mbrojtësi koreano-jugor 26-vjeçar, i gjatë 1.90, i zgjedhur nga klubi napoletan për të zëvendësuar Kalidou Koulibaly,  ka mbërritur dje në Romë me një fluturim nga Lisbona.

Pas vizitave mjekësore në Villa Stuart, ai do t'i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj dhe trajneri i Spalletti në kampin Castel di Sangro. Me Fenerbahçen, me të cilin lojtari kishte kontratë deri në qershor 2025, u krye një operacion prej 20 milionë eurosh, çmimi i klauzolës. Kim do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me një opsion dy vjeçar në 2.5 milionë neto plus bonuse. 

Pritet një klauzolë lirimi prej 50 milionësh, e vlefshme vetëm për vendet e huaja, e cila niset pas dy sezonesh. Negociatat e gjata për Kim Min-jae kanë përfunduar. Spalletti më në fund do të ketë në dispozicion lojtarin, që do të ketë për detyrë të zëvendësojë Koulibaly, i cili kaloi te Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll