Sport

VD/ Benzema dhe Hazard ruajnë nderin e Realit përballë meksikanëve të America-s...

Real Madridi nuk arriti të reagojë pas disfatës së tyre kundër Barcelonës dhe barazoi me Club America në një miqësore të martën (2-2), pavarësisht golave nga Karim Benzema dhe Eden Hazard.

27 Korrik 2022, 10:37 Nga DOSJA
VD/ Benzema dhe Hazard ruajnë nderin e Realit përballë
Karim Benzema gjeti sërish golin ndaj Club America

SHBA - Ende asnjë fitore për Real Madridin në këtë turne të Shteteve të Bashkuara. I mundur nga Barcelona 1-0 javën e kaluar, fituesit e fundit të Champions League nuk mundën të shpëtonin nga meksikanët e Club America të martën (2-2). Golashënuesit për ‘los blancos’ ishin Karim Benzema dhe Eden Hazard.

Francezi iu përgjigj fillimisht golit të Martinit (5’) duke gjetur golin nga jashtë zonës (22’). I zëvendësuar pas pjesës së parë, ai nuk mundi të kujdesej për penalltinë e fituar nga Lucas Vazquez dhe e transformuar në gol, në mënyrë perfekte nga Hazard (55’).

Por njerëzit e Carlo Ancelottit nuk mundën ta ruanin këtë avantazh dhe pranuan golin e barazimit nga Fidalgo (82’) me një penallti të pësuar nga i riu Tobias, i cili hyri në lojë në të 66-ën. Duke hyrë në pjesën e dytë, Aurélien Tchouaméni dhe Eduardo Camavinga luajtën krah për krah për 45 minuta.

Në ndeshjen e fundit miqësore para Superkupës së Europës më 10 gusht kundër Eintracht Frankfurt, madrilenët do të përballen me Juventusin, të privuar nga Paul Pogba, të dëmtuar në menisk dhe të munguar për dy muaj.

Ndeshja miqësore e Real Madridit kundër Club America përfundoi 2-2 në turneun në SHBA. Pas nokautit në ‘El Clasico’, skuadra e Carlo Ancelottit nuk shkoi përtej barazimit ndaj meksikanëve dhe fitoren e parë do ta kërkojë në ndeshjen e tretë, që do t‘i shohë në fushë kundër Juventusit, më 31 korrik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll