Sport

VD/ Entuzizmi e detyron ‘El Pistoleron’ të kthehet në shtëpi: "E pamundur të refuzoja"

Pa kontratë, Luis Suarez ka arritur një marrëveshje paraprake për t'u rikthyer në klubin e tij ku ka debutuar në Uruguaji. Ai duhet të nënshkruajë një kontratë të paktën tre-mujore me Nacionalin në mënyrë që të përgatitet veçanërisht për Botërorin në Katar.

27 Korrik 2022, 06:52 Nga DOSJA

VD/ Entuzizmi e detyron ‘El Pistoleron’ të kthehet në

URUGUAJI - Luis Suarez do të bëjë rrethin e plotë. ‘El Pistolero’ njoftoi të martën në mbrëmje se kishte arritur një marrëveshje me Nacional, klubin me të cilin ‘zbuloi’ botën profesionale të futbollit në Uruguaji në moshën 18-vjeçare. I lirë të angazhohet kudo që nga largimi i tij nga Atlético Madrid, sulmuesi 35-vjeçar duhet të nënshkruajë një kontratë minimale tre-mujore. Kështu ai do të jetë në gjendje të mbajë formë për Botërorin e tij të fundit, i cili pritet në nëntor në Katar.

Në një video të postuar në rrjetet e tij sociale, Suarez iu drejtua mbështetësve që nisën një fushatë për ta rikthyer atë, shtatëmbëdhjetë vjet pas ndeshjes së tij të parë, në maj 2005. "Së pari, do të doja t'ju falënderoja për dashurinë e madhe të treguar ndaj meje dhe ajo e familjes sime në ditët e fundit”. Sipas golashënuesit më të mirë të kombëtares uruguajane (68 gola), ishte e pamundur për të "të refuzonte mundësinë e kthimit për të luajtur për Nacional". Dhe për të sqaruar: “Kemi një marrëveshje parimore me klubin. Detajet do të finalizohen në orët në vijim.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll