Sport

Ish-kapiteni i Reggina-s nën hetim. ‘I penduari’, përmend emrin e Cozza-s, si pjesë e grupit kriminal të ‘Ndranghetas’

Ish-futbollisti është pjesë e hetimeve të operacionit ‘Planifikimi’, ku gjyqtari paraprak lëshoi 12 urdhër-arreste, nga të cilat tetë për burg (përfshirë ish-këshilltarin bashkiak Giovanni Suraci) dhe katër për arrest shtëpie, raporton media italiane.

27 Korrik 2022, 10:13 Nga DOSJA

Ish-kapiteni i Reggina-s nën hetim.  ‘I penduari’, përmend

ITALI - Në regjistrin e të hetuarve të prokurorisë publike të Reggio Calabria është edhe emri i Francesco Cozza. Ish-fantazisti dhe kapiteni i Reggina-s, 48-vjeçar, sipas akuzës, është pronar fiktiv i disa aseteve, në të cilat duket se është në pronësi të përbashkët edhe ‘Ndrangheta’. Zbulimi është bërë nga bashkëpunëtori i drejtësisë Enrico De Rosa, në marrjen në pyetje më 28 tetor 2019.

Sipas të penduarit, Cozza ishte ortak në disa biznese me familjen De Stefano, eksponentë historikë të krimit të organizuar kalabrez. Kjo është arsyeja përse flitet për “shoqatë kriminale, që synon kryerjen e një sërë krimesh që përfshijnë transferimin fals të vlerave, pastrimin e parave, vetëpastrimin dhe ripërdorimin”. Përfshirja e ish-kapitenit të Reggina-s në këtë grup kriminal, është pjesë e hetimeve të operacionit ‘Planifikimi’, ku gjyqtari paraprak lëshoi 12 urdhër-arreste, nga të cilat tetë për burg (përfshirë ish-këshilltarin bashkiak Giovanni Suraci) dhe katër për arrest shtëpie, raporton media italiane.

Nga sa rezulton nga hetimet, një grup kontraktorësh ndërtimi, kishin krijuar një bashkëpunim me disa eksponentë të ‘Ndranghetas’ nëpërmjet kompanive të regjistruara në emër të palëve të treta. Falë këtij partneriteti, ishte e mundur të ndërtoheshin disa qendra tregtare në Abruzzo, veçanërisht hapja e dy supermarketeve në provincën e Pescaras, të administruara nga ‘Business Group Spa’ dhe të menaxhuara përmes ‘Business Food Srl’. Të ardhurat nga këto aktivitete më pas janë pastruar, duke anashkaluar ligjet në fuqi me ndihmën e raporteve juridike inekzistente.

Ish-kapiteni i Reggina-s nën hetim.  ‘I penduari’, përmend

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll