Sport

Juventusi i përgjigjen dy herë Dembeles me Kean. Bardhezinjtë vuajtën presionin e Barcelonës, por në fund rezistuan…

2-2, një barazim i mirë për bardhezinjve ndaj katalasve: pa Vlahovic, i cili ishte në stol gjatë gjithë ndeshjes. Formë e shkëlqyer e Di Marias, një blerje shumë e çmuar. Xavi bën rotacion dhe eksperimente në skuadër, Raphinha dhe Ansdu Fati godasin shtyllat

27 Korrik 2022, 08:09 Nga DOSJA
Juventusi i përgjigjen dy herë Dembeles me Kean. Bardhezinjtë
Kështu, me këtë gjest viral, i festoi Dembele të dy golat që shënoi

SHBA - Vetëm mungesa e saktësisë para portës e pengoi Barcelonën të mposhtte edhe  Juventusin, pasi kishte bërë një fitore të mirë ndaj Madridit tre ditë më parë. Dy gola të mrekullueshëm nga Dembélé (34’, 40’), menjëherë pas pushimit të hidratimit në pjesën e pare, çuan në epërsinë e Barçës kundër një Juventusit që konkurroi mirë, por nuk ishte më i mirë se Barcelona, përveç në disa faza të pjesës së parë. 

Megjithatë, kundërshtarët italianë e bënë të qartë, se ka ende shumë për të bërë, veçanërisht në mbrojtje: me disa periudha dominimi të caktuar arritën të shënojnë dy gola me Kaen (39’, 51’). Vlahoviç mbetet ende në pankinë, dhe në treshe i takon Kean kësaj here të luajë qendërsulmuesin, me Di Marian në të djathtë dhe Cuadrado në të majtë. 

Për Juventusin, më i gjalli ishte Di Maria, i cili shqetëson gjithmonë me goditjet e tij. Ndërkohë që ‘blaugranët’ përballë janë të frikshëm, sidomos me Dembélé, autorin e të dy golave. Barcelona, në pjesën e dytë thuajse e ndryshuar totalisht, në kërkim të golit të tretë ishte e pafat, sepse goditi dy shtyllat me Raphinha dhe Ansu Fati. Fundi fikson rezultatin në 2-2, me një që Juventus vuan, por reziston. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll