Sport

Një kusht tjetër: Alkooli, ‘STOP’ në mjediset e finalistëve të botërorit “Katar 2022”

FIFA njoftoi të marten, se 32 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit do të akomodohen në pallate dhe hotele luksoze ku do të ndalohet alkooli.

27 Korrik 2022, 07:06 Nga DOSJA

Një kusht tjetër: Alkooli, ‘STOP’ në mjediset e

ZVICER - Pritet kufizime të reja në Katar. Alkooli do të ndalohet në kampet bazë të 32 skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2022. Të gjitha delegacionet do të akomodohen në pallate, resorte dhe hotele luksoze pa alkool, tha të martën FIFA.

Ekipet kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtetin e vogël të Gjirit për turneun, i cili fillon më 18 nëntor. Ato do të mbajnë të njëjtin akomodim gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Katar, ka thënë organi qeverisës i futbollit botëror.

Kampionia në fuqi e botës, Franca do të banojë në Al Messila, një vendpushim afër Dohas, ku natyrisht nuk do të ketë alkool edhe për mysafirët. Vilat atje kushtojnë më shumë se 2.500 dollarë në natë (2.469 euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll