Aktualitet

Dosja për 'Gërdecin', Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Mediu kërkoi të rrëzohet vendimi i Gjykatës së Lartë mirëpo kjo nuk u mor parasysh nga GJK.

27 Korrik 2022, 11:33 Nga A.B
Dosja për 'Gërdecin', Gjykata Kushtetuese rrëzon
Fatmir Mediu

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Fatmir Mediut për dosjen e 'Gërdecit'. Mediu kërkoi të rrëzohet vendimi i Gjykatës së Lartë mirëpo kjo nuk u mor parasysh nga GJK.

Sipas Gjykatës Kushtetuese kërkuesi s’ka shteruar mjetet ligjore efektive në dispozicion.

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

fatmir mediu gjykata kushtetues dosja gerdeci

Sondazh

Poll