Aktualitet

Dërgonin drogën me autobuz, arrestohen 2 shqiptarë në Rodos, i kapin me 3kg kanabis

Pasditen e së martës, efektivët e policisë kanë parë të hyjë në zyra një emigrant shqiptar, i cili ka marrë pakon dhe është ndaluar menjëherë.

27 Korrik 2022, 09:45 Nga d.a.
Dërgonin drogën me autobuz, arrestohen 2 shqiptarë në Rodos,
droga e sekuestruar, Greqi

GREQI- Oficerët e policisë dhe doganierët e Prokurorisë së Narkotikëve në ishullin grek të Rodosit kishin vënë nën vëzhgim të matur një pako që u gjet në zyrat e një kompanie transporti, pasi e konsideronin të dyshimtë. Dhe, siç doli, ajo përmbante një sasi të madhe droge.

Sipas mediave vendase, pasditen e së martës, efektivët e policisë kanë parë të hyjë në zyra një emigrant shqiptar, i cili ka marrë pakon dhe është ndaluar menjëherë. Gjatë kontrollit të mëpasshëm, u konstatua se në çantë ndodheshin tre pako kanabis të papërpunuar me një peshë totale prej tre kilogramë e 145 gramë. Në të njëjtën kohë është pikasur edhe një bashkëpunëtor po shqiptar, i cili po e priste aty pranë.

Dy personat janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur një çështje për furnizim, posedim dhe trafik droge, me të cilën janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Rodos. Prokuroria e Narkotikëve vijon hetimet paraprake për zbardhjen e identitetit të dërguesit të pakos.

policia greke arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll