Aktualitet

S'ka abone për gushtin, Shoqata e Transportit Publik: Paketë antikrizë ose rrisim çmimet

Në orën 11:00, shoqata do të dalë në një deklaratë për mediat ku do të bëjë publike arsyet e këtij vendimi. 

27 Korrik 2022, 09:20 Nga d.a.
S'ka abone për gushtin, Shoqata e Transportit Publik: Paketë
Foto ilustruese

TIRANË- Muaji gusht do të jetë pa abone! Kështu ka njoftuar Shoqata e Transportit e cila ka lajmëruar se nuk do të lëshojë abone në muajin e fundit të verës. Në orën 11:00, shoqata do të dalë në një deklaratë për mediat ku do të bëjë publike arsyet e këtij vendimi. 

Edhe vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, Shoqata nuk nxori në treg abone. Kjo solli pakënaqësi te qytetarët të cilët edhe pse në ditë të ngrohta, zgjedhin që të përdorin transportin publik. 

Njoftimi:

Të nderuar!

Në vijim Unioni i Transportit Publik i kërkon instancave shteterore ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimimt subvensionues për vijushmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të sajë rritjen e çmimit biletës të biletës, për ta kthyer këtë shërbim rentabel!

Në rastë të mos reagimit operatorët nuk mund të ofrojnë biletat mujore (abone) për muajin Gusht 2022,dule shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale!

Faleminderit!

shoqata e transportit

Sondazh

Poll