Aktualitet

Prokuroria e Durrësit merr të pandehur Petrit Fushën: Ish-kryeprokurori fshehu pasurinë dhe lekët e prishura në kumar

Petrit Fusha akuzohet se ka fshehur dhe ka kryer deklarim të rremë të pasurisë.

27 Korrik 2022, 11:31 Nga A.B
Prokuroria e Durrësit merr të pandehur Petrit Fushën:
Petrit Fusha

TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës ka marrë të pandehur ish-drejtues i prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën. Ky i fundit, akuzohet se ka fshehur dhe ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. Dosja ndaj Fushës ishte fillimisht në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të organizuar ndërsa tashmë ka kaluar në kompetencë të Durrësit. Prokuroria bën të ditur se ka nisur hetimet për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunsëve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”.

PËRSE AKUZOHET FUSHA?

Sipas Prokurorisë, Fusha ka bërë deklarata të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronesi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë patur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja. Po ashtu, Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera  në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare

NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË:

Duke u nisur nga të dhënat dhe informacionet që qarkullojnë në median e shkruar dhe vizive dhe me qëllim informimin e opinionit publik, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës kërkon të informojë se po kryhen hetime në kuadër të çështjes penale nr.2733 që bën fjalë për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunsëve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a prg.2 të K.Penal.

Çështja penale është regjistruar në ngarkim të shtetasit Petrit Fusha, si person të cilit i atribuohet kjo vepër penale, dhe më pas, ky shtetas është marë në cilësinë e të pandehurit duke e akuzuar për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunsëve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a prg.2 të K.Penal. Shtetasi Petrit Fusha, ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit i është nënshtruar procesit të rivlerisimit. Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin Petrit Fusha, ku kërkohet të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij me cilesinë e të pandehurit. Nga hetimi i çështjes, rezulton së shtetasi Petrit Fusha, në deklaratat periodike vjetore dhe gjatë procesit të rivlerësimit, ka deklaruar rrethana të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronesi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë patur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja si dhe shetasi Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera  në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare.

Lidhur me rastin në fjalë, prokuroria po kryen verpimet hetimore për sqarimin e rrethanave të çështjes penale.

petrit fusha

Sondazh

Poll