Aktualitet

Arrihet marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj ku kanë ndërtuar dhe jetën pas emigrimit që nisi pas viteve 90 ku Italia u bë nga vendet e para që hapi dyert për shqiptarët të cilët vinin nga një periudhë e egër diktatoriale 45-vjeçare.

27 Korrik 2022, 11:12 Nga A.B

Arrihet marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë

TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka ndarë lajmin e mirë për arritjen e një marrëveshjeje me shtetit italian për pensionet dhe sigurimet. Xhaçka shprehet se kjo është një marrëveshje e rëndësishme nga të cilët do të përfitojnë të gjithë bashkëkombasit në vendin fqinj.

"Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me kaq ngulm për të realizuar këtë marreveshje të vështirë! Mirënjohje për Qeverinë Italiane, Kryeministrin Draghi e ministrat Orlando e Di Maio për rolin e tyre vendimtar në gjetjen e një zgjidhje", shkruan Xhaçka.

POSTIMI I MINISTRES OLTA XHAÇKA

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj ku kanë ndërtuar dhe jetën pas emigrimit që nisi pas viteve 90 ku Italia u bë nga vendet e para që hapi dyert për shqiptarët të cilët vinin nga një periudhë e egër diktatoriale 45-vjeçare.

olta xhacka

Sondazh

Poll