Aktualitet

Përfshihet nga flakët pylli në Orosh të Mirditës, 4 zjarrfikëse dhe një helikopter në vendngjarje

Vatra e zjarrit ka marrë përmasa në pyll me pisha dhe lis.

27 Korrik 2022, 10:12 Nga A.B
Përfshihet nga flakët pylli në Orosh të Mirditës, 4
Zjarr ne Mirdite

MIRDITË- Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Ndershen të Oroshit në Mirditë. Vatra e zjarrit ka marrë përmasa në pyll me pisha dhe lis. Aktualisht në zonë ndodhen 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopter për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. 

Terreni është shumë i thyer malor dhe është e pa mundur të ndërhyhet me mjete dhe forca tokësore. Ditët e fundit, në territorin shqiptar zjarret kanë qënë masive mirëpo për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka marrë jetë në njerëz.

zjarr ne mirdite mirdite

Sondazh

Poll