Aktualitet

Gjendet i pajetë 43-vjeçari në Elbasan, dyshimet e para të policisë

Sipas njoftimit të policisë, nga kqyrja paraprake në trupin e 43-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo plagë ndaj dhe dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

27 Korrik 2022, 08:31 Nga d.a.
Gjendet i pajetë 43-vjeçari në Elbasan, dyshimet e para të
Ambulance

ELBASAN- Një 43-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Beqir Dardha të qytetit Elbasanit.

Sipas njoftimit të policisë, nga kqyrja paraprake në trupin e 43-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo plagë ndaj dhe dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Trupi i tij u dërgua në morgun e qytetit ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi S.H. rreth 43 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

policia e elbasanit gjendet i vdekur 43-vjecari ne shba

Sondazh

Poll