Aktualitet

Të akuzuar për vjedhje! Arrestohen 3 persona në Durrës, njëri banues në Gjermani

Në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar i cili ishte në kërkim pasi duhet të vuajë masën e sigurisë 'arrest në burg'.

27 Korrik 2022, 10:19 Nga A.B
Të akuzuar për vjedhje! Arrestohen 3 persona në Durrës,
Policia Durres

DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen për vjedhje. Në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar i cili ishte në kërkim pasi duhet të vuajë masën e sigurisë 'arrest në burg'. Po ashtu, janë arrestuar dhe dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve jetonte në Gjermani. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin në kërkim A. N., 23 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasit në kërkim J. M., 45 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, banues në Gjermani, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një dyqan në Tiranë, kanë vjedhur një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll