Sport

Shfaqja hollivudiane e Romës për Dybala-n: dritat, tingujt dhe 10,000 tifozë në ekstazë

Ishte Dita e Dybala-s dhe dita e Dybala-s ishte për t'u mbajtur mend për një kohë të gjatë, sepse nga kohra të lashta nuk mund të kujtohej një shfaqje kaq e madhe

26 Korrik 2022, 23:36 Nga DOSJA

Shfaqja hollivudiane e Romës për Dybala-n: dritat, tingujt dhe 10,000

ITALI- Ishte Dita e Dybala-s dhe dita e Dybala-s ishte për t'u mbajtur mend për një kohë të gjatë, sepse nga kohra të lashta nuk mund të kujtohej një shfaqje kaq e madhe që një lojtar të blihej nga një klub. Një event hollivudian, i përgatitur me detaje, një lokacion spektakolar dhe shumë brohoritje për të pritur argjentinasin.

I emocionuar dukshëm nga vala e dashurisë, Joya bëri debutimin e tij zyrtar në orën 21:21, kohë që shënon përgjithmonë aventurën e tij të re me skuadrën verdhekuqe. 10,000 tifozë të Romës e kanë pritur Joyan në Palazzo della Civiltà Italiana gjatë gjithë pasdites.

Argjentinasi nuk i zhgënjeu pritshmëritë, duke dhënë një spektakël në eventin special të organizuar nga sponsori Fendi. “Isha shumë kurioz tju njihja dhe të luaja këtu në Romë ka qenë gjithmonë shumë e vështirë. Të ndjej ngrohtësinë tuaj më bën të dëshiroj të hyj në Olimpico me ju, poshtë kthesës”.

Tani mbetet vetëm debutimi në Olimpico për argjentinasin, i planifikuar për 7 gusht kundër Shakhtar Donetsk. Në fakt, Paulo mund të luajë një segment të ndeshjes më 30 korrik, në ndeshjen kundër Tottenhamit në Haifa.

E.Ç (Dosja.al)

dybala roma

Sondazh

Poll