Sport

‘Emigranti’ Bernardeschi me kokën pas: "Unë sjell ADN-në e Juventusit në Toronto"

Lojtari i ri italian i MLS-së ka dhënë një intervistë për 'Tuttosport', ku flet me superlativa për ish-skuadrën e tij

26 Korrik 2022, 20:19 Nga DOSJA

‘Emigranti’ Bernardeschi me kokën pas: "Unë sjell

KANADA - Federico Bernardeschi së fundmi ka nënshkruar për Toronto FC dhe ka zbritur në MLS. Në një intervistë për ‘Tuttosport’, anësori nga koha e tij te Juventus,  theksoi rëndësinë e ADN-së së skuadrës italiane. "Është e rëndësishme që të asimilohet mirë ADN-ja e Juventusit. Tani unë kam sjellë një pjesë të ADN-së së tyre në Toronto."

Anësori sapo ka nisur një fazë të re në MLS dhe pretendon se ka marrë një vendim të madh: “U pendova në momentin e përshëndetjes, por kuptova që cikli im te Juvja kishte përfunduar”. Nga të gjitha ofertat, ai zgjodhi Toronton. “Më afruan skuadra italiane, franceze dhe angleze, por MLS ishte dhe është një perspektivë krejtësisht e re dhe magjepsëse”. 

Përveç kësaj, futbollisti italian tashmë ka debutuar dhe ka shënuar golin e parë. "Ishte një ndjenjë fantastike. E mrekullueshme. Një mënyrë përrallore për të nisur këtë aventurë",- ka rrëfyer Bernardeschi.

‘Emigranti’ Bernardeschi me kokën pas: "Unë sjell

Pas pesë sezonesh te Juventus, Bernardeschi është ndarë me klubin italian, nga i cili ka kujtime të mira. "Mirënjohje maksimale për klubin, për tifozët, për ekipin. Do të vazhdojë të jetë një familje, me të cilën do të jem gjithmonë i bashkuar. Si futbollist kam fituar shumë. Si njeri, jam rritur dhe kam krijuar miqësi të rëndësishme,”- deklaroi lojtari.

Një nga momentet e tij më të mira me klubin italian ishte ndeshja kundër Atlético Madridit: "Viti i sfidës Juventus-Atlético ishte më i miri në histori. Pastaj gjithçka bashkohet dhe gjithçka ndryshon: trajneri, klubi, stadiumet bosh dhe roli im, ndërkohë që më ndryshonin vazhdimisht nga një pozicion në tjetrin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll