Sport

Bayern mori trashëgimtarin e Lewandowskit për 30 mln euro, 18-vjeçari ende nuk ka shënuar një gol

Në ditën kur Robert Lewandowski u prezantua zyrtarisht te Barcelona, ​ Bayern Munich njoftoi blerjen e trashëgimtarit të tij.

26 Korrik 2022, 18:30 Nga DOSJA
Bayern mori trashëgimtarin e Lewandowskit për 30 mln euro,
Mathys Tel

GJERMANI- Në ditën kur Robert Lewandowski u prezantua zyrtarisht te Barcelona, ​ Bayern Munich njoftoi blerjen e trashëgimtarit të tij. Ai që do të duhet të marrë në dorë frenat e sulmit bavarez: Mathys Tel. Shumë e kanë pyetur veten se kush ishte ky lojtar që doli nga hiçi në rrjetet sociale zyrtare të klubit gjerman.

Për vendin e Lewandowskit, përveç ardhjes së Mané, pritej një top lojtar, dikush që tashmë ishte i njohur për ekspertët e futbollit në botë dhe në vend të tij Bayern vendosi të fokusohej te një futbollist që në prill do të mbushë 18-vjeç.Ai do t'i bashkohet menjëherë ekipit të parë. Tel vjen nga Rennes i cili e lejoi atë të shpërthejë në futbollin profesionist.

Sulmuesi bëri debutimin e tij në futbollin profesionist në gusht të vitit 2021, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e Rennes me 16 vjeç e 110 ditë, një rekord i mbajtur më parë nga Eduardo Camavinga. Tel ka shënuar dhjetë gola në 15 ndeshje me ekipet franceze të të rinjve U17 dhe U18, ndërsa me ekipin e parë nuk ka shënuar asnjë gol.Bayern ka investuar gati 30 milionë euro për të, 28 milionë plus bonuse konkretisht.

E.Ç (Dosja.al)

mathys tel bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll